Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, publikisht ka konfirmuar se nuk do të merr pjesë në në seancën e ardhshme të BNJVL-së duke konfirmuar vendimin e tij rreth anëtarësimit të mëtejshëm në këtë bashkësi.

Ai thotë se e qartë është lufta kundër Strumicës pasi nuk ka arsye përse është refuzuar projekti nga kredia hungareze dhe përse ISHP-ja nuk i publikon rezultatët për ujin.

“Dikush me vetëdije po e turbullon ujin për pikë politike”, shkruan Kostadinov.

Kostadinov i ka vënë 4 kushte BNJVL-së;

1.Të ulen në tavolinë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujrave për ta zgjidhur problemin

2.ISHP-ja t`i bëjë publike rezultatet e ujit

3.Të zgjidhet dhe të zbardhet situata me kredinë hungareze që është marrë në kurriz të qytetarëve

4.Konsolidimi dhe shqyrtimi i mundësisë për ulje të sërishme në tryezë me BNJVL-në

“As BNJVL-ja e as ministra të caktuar të Qeverisë nuk mund të më bindin që të jem kundër interesave të bashkëqytetarëve të mi të Strumicës. Keni kërkuar – shikoni!”,  shkruan në rrjete sociale kryetari i Komunës së Strumicës.

Kujtojmë se nga BNJVL kohëve të fundit po flitet se do të tërhiqen disa komuna, pasi sipas tyre nuk u ndanë me meritë mjetet e kredisë hungareze që ndau Qeveria për projekte komunale.

Nuk do të jetë pjesëmarrës në mbledhjen e BNJVL-së, Kostadinov: Strumica u refuzua pa arsye nga Qeveria appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version