Nga Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) njofton se një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës nr.7 në stacionin e autobusit pranë kompleksit Banki, i nxitur nga tensionet politike.

NTP ju bënë thirrje partive politike që në periudhën parazgjedhore të qetësojnë retorikën e tyre, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos përdorin retorikë që ndezin tensione mes qytetarëve në asnjë bazë.

“Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit teknik Pançe Toshkovski, i cili është përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore, të ndershme dhe demokratike, të marrin përgjegjësi dhe masa të duhura për të parandaluar një fushatë të tillë nxitëse që shkakton padurim tek më të rinjtë.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme që të forcojë kontrollet në mjetet e transportit publik, si dhe në stacionet e autobusëve.

Fatmirësisht në këtë incident nuk ka pasur të lënduar rëndë, ndërsa në autobus është shkaktuar vetëm dëm minimal material (xhama e thyer), i cili do të mbulohet me sigurimin e veturës”, thuhet në njoftimin e tyre.

NTP: Përleshje në autobusin nr.7, apelojmë partitë politike që të qetësojnë tensionin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version