
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra në 200 mostra nga 45 vende matëse.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 24 deri 28 mars ka marrë 200 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 200 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” Shkup.
Ndërmarrja publike, siç njoftojnë prej aty, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat në Sektorin për kontroll sanitar.
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.