Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” është para kolapsit. Gjendjen e keqe e dëshmon edhe dega Llaposhnik në Kërçovë, e cila tashmë ka udhëheqës të ri, Goran Siljanoski, i cili thotë se e ka gjetur në gjendje financiare katastrofale.

Siljanovski thotë se për momentin po mundohet të regjistroj disa vetura për terren, por hasin në vështirësi pasi që xhirollogaria e Ndërmarrjes është e bllokuar.

Të punësuarit e Ndërmarrjes në gjithë shtetin kanë dy muaj pa rrogë dhe pa sigurim shëndetësor.

Kujtojmë se ndërmarrja “Llapushnik” Kërçovë tre vitet e fundit nga udhëheqësit paraprak ka pasur disa afera korruptive për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe dëmtim të ndërmarrjes me 300.000 mijë euro, procedurë e cila është në shqyrtim e sipër, tregoi hulumtimi i fundit i EuroThink në vitin 2021. Akuzat u hodhën poshtë nga drejtuesit paraprak.

 

NP “Pyjet Kombëtare” në gjendje të rëndë, në Kërçovë s’kanë vetura për terren appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version