Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pa probleme dhe me dinamikë të zakonshme për këtë periudhë të vitit, po zhvillohet lëvizja e udhëtarëve.
e Njëjta ka të bëjë edhe për VK Evzoi nga pala greke, bënë të ditur nga MPB-ja, pasi mëngjesin e sotëm shkurt ka rënë sistemi në dyja pikat kufitare – Evzoni dhe Dojran dhe u publikuan informacione se janë krijuar kilometra të gjata për hyrje dhe dalje nga Greqia.
“U informuam nga kolegët grekë se rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në një periudhë prej 15 minutave është ndërprerë sistemi në vendkalimin kufitar Evzoni dhe më pas problemi është tejkaluar dhe lëvizja e udhëtarëve në këtë moment po zhvillohet me dinamikën e zakonshme”, informojnë nga MPB-ja.
Shtojnë se pala nga ana e Maqedonis së Veriut po ndërmerren të gjitha masat dhe janë në funksion të gjitha kpacitetet njerëzore dhe teknike për një qarkullim të papenguar të udhëtarëve.
Përndryshe, edhe nga kamera e NP për Rrugë Shtetërore mund vërehet se nuk ka ndalim dhe dalja nga shteti vazhdon normalisht.
Normalizohet trafiku në kufirin Greqi-Maqedoni, pasi kishte rënë sistemi nga pala greke appeared first on Telegrafi.