Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është normalizuar komunikacioni në rrugën Shkup-Veles.
Nga atje thonë se komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga MPB.
Në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles humbën jetën tre persona.
“Në orën 17:45. raportohet se një furgon është përmbysur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani janë deklaruar të vdekur tre persona, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup-Veles appeared first on Telegrafi.