Një tjetër personit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në lidhje me tragjedinë e Koçanit, duke e çuar në 17 numrin e përgjithshëm të personave të përfshirë me këtë masë. Për disa prej atyre që u është dhënë kjo masë, sonte u përfundon 48 orët.

Prokurori publik Ljupço Kocevski dje deklaroi se përveç 16 personave do t’i shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orësh edhe një personi tjetër.

Ai paralajmëroi një hetim të shpejtë dhe efikas që do të kryhet në mënyrë sa më profesionale. Sipas tij, ky është një rast shumë i vështirë, i ndërlikuar në të cilin ka shumë viktima.

“Unë premtova dhe do ta mbaj premtimin se hetimi do të jetë i shpejtë dhe efikas. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të nxitohet. Të gjitha provat duhet të mblidhen ligjërisht, provat duhet të kenë vlerë provuese, gjegjësisht të merren në mënyrë ligjore, që do të thotë se ekipi i akuzës po vepron me shumë kujdes dhe me shumë kujdes”, tha Kocevski për “Sitel”.

Në mesin e të arrestuarve të cilëve u është shqiptuar 48 orë paraburgim janë edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski./Telegrafi/

Një tjetër personi i është caktuar masa e paraburgimit për zjarrin në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version