Dje në ora 19:20 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar S.D.(57) nga Ohri.
Ai dyshohet se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht një punonjës të Shtëpisë së Kujdesit Shëndetësor në ambientet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Ohër.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/
Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të Urgjencës appeared first on Telegrafi.