MPB njofton se me datë 09.06.2024, në ora 23:45, në SPB Ohër është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, me lëndime nga lënda e mprehtë është pranuar I.M.(30) nga fshati Sllatinë, komuna e Debërcës.

“Në afërsi të një bastesh sportive në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër, ai është sulmuar nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar plagë me thikë me një objekt të mprehtë”, njofton MPB.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës ndaj sulmuesve do të bëhet kallëzim përkatës.

Një person nga Ohri është lënduar me thikë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version