Një pacient tridhjetë e gjashtë vjeçar nga Demir Hisari ka ndërruar jetë ditë më parë në Klinikën Infektive në Shkup nga Covid- 19. Familjarët ankohen për siç thonë ata trajtim joadekuat.

“Ata e testuan dhe doli pozitiv për Covid. Të nesërmen iu përmirësua gjendja dhe u lidh në mbështetje oksigjeni, të mërkurën ia hoqën oksigjeni, merrte frymë vetë. Nuk ka mbetur i kënaqur me trajtimin e përditshëm të stafit në klinikë, nga mos-rregullimi i shtratit si duhet, shpimin e venave, duke mos i gjetur venë. Ata donin t’i bënin bronkoskopi të dielën, kur gjithçka ishte mirë, ndjehej mirë, kur pas disa orëve thirrën duke treguar se ka ndërruar jetë”, tha Aleksandar Ivanovski-i afërm i pacientit të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë thotë se Klinika për Sëmundje Infektive ka profesionistë me përvojë, të cilët kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë pandemisë.

“Klinika njofton se në raport me pacientin, të gjithë pacientët, pavarësisht diagnozës së tyre, trajtohen dhe kujdesen profesionalisht. Ata shprehin ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur betejën me sëmundjen, pavarësisht diagnozës dhe moshës së tyre.
Në raportin e fundit nga komisioni për cilësi, klinika raporton se nuk ka asnjë ankesë të vetme nga ndonjë pacient i shtruar në spital dhe as nga pacient i kontrolluar në ambulancë”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Ndryshe, në javën e tretë të vitit në vend janë raportuar 1675 raste të reja me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që është 41.7% më shumë krahasuar me javën e kaluar, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i rasteve këtë sezon është 5175. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka rritje prej 22.3% kurse krahasuar me 13 sezonet e fundit ka rritje prej 34.6%. Për një muaj, 6 persona kanë humbur betejën me gripin. Kulmi pritet të jetë javën e ardhshme./Alsat.mk

Një pacient humbi betejën me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version