Një orë punë në Maqedoninë e Veriut vlen dy herë më pak se sa më e ulëta në BE, shkruan Bloomberg. Fitimi më i ulët për një orë pune në vend, me rritjen e fundit të pagës minimale, është 128 denarë. Me pagën minimale të vitit të kaluar, e cila vlente deri në muajin e kaluar, paga për orë ishte afër 14 denarë më e ulët.

Me rritjen e pagave trendi i rritjes së vlerës së një ore pune në vend ka pasur linjë në rritje edhe vitin e kaluar, kështu që për një orë punë vitin e kaluar një punëtor mesatar ka fituar 208 denarë, që në krahasim me vitin 2022 është një rritje prej 27 denarëve. Përllogaritjet e Bloomberg për pagat e janarit të këtij viti tregojnë se në atë muaj një orë punë kushtonte mesatarisht 225 denarë apo 3,65 euro.

Sipas shërbimit statistikor evropian (“Eurostat”), vitin e kaluar paga mesatare për orë në raport me vitin 2022 është rritur për 5,3 % në nivel të Bashkimit Europian dhe me 4,8 % në nivel të Eurozonës. Tarifat për orë variojnë nga 9.3 euro në Bullgari deri në 53.9 euro në Luksemburg.

Të dhënat e “Eurostat” i referohen shumave bruto dhe sa i përket vendit tonë kostoja bruto e një ore pune për një punëtor mesatar vitin e kaluar ishte 312 denarë dhe ishte 15,5 % më e lartë se në vitin 2022.

Një orë punë në Maqedoni paguhet 3,65 euro, në Luksemburg 53.9 euro appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version