
Mbrëmë në Shkup, në rrugën “Bul.Nikolla Karev” që njihet si “rruga e plastikave”, ka ndodhur përleshje e armatosur ku sipas informacione zyrtare janë plagosur dy persona kurse i treti i plagosur ka ndërruar jetë në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24 vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19 vjeçar) dhe A.I (29 vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë” thonë nga MPB.
MPB gjithashtu ka thënë se janë në kërkim të personave që mund të kishin kryer këtë vepër. /Telegrafi/
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup appeared first on Telegrafi.