Një i dënuar 43-vjeçar nga burgu i Idzrizovës, i cili ishte duke shfrytëzuar fundjavën e lirë, është ndaluar dje pasdite pasi ka sulmuar me lëndë të mprehtë një 34-vjeçar nga Shkupi.
“Me datë 23.03.2024 në ora 15:40 në zonën e Gazi Babës në Shkup, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, i dënuari në burgun e Idzrizovës, I.N.(43) nga Shkupi, nga pushimin e tij të fundjavës së lirisë. Ai dyshohet se rreth orës 15:00 e ka sulmuar fizikisht B.Z.(34) nga Shkupi dhe ka tentuar ta sulmojë me objekt të mprehtë”, njofton MPB.
Tek ai është gjetur lënda e mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, bën të ditur MPB.
Një i burgosur nga Izdrizova, ka sulmuar me thikë një person nga Shkupi appeared first on Telegrafi.