Një i burgosur nga Idrizova, i cili e shfrytëzoi në pushimin e fundjavës, ka tentuar dje të grabisë një bastore sportive në Qendër.
Sipas informacioneve të MPB-së, ai është kapur nga policia dje rreth orës 17:00, ndërsa bëhet fjalë për 43-vjeçarin D.S. nga Gostivari.
“Ai dyshohet se rreth orës 16:45 me kërcënim ka tentuar të marrë para nga një bastore sportive në zonën e Qendrës në Shkup”, thonë nga MPB.
Personi është kthyer në burg dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës./Telegrafi/
Një i burgosur nga burgu i Idrizovës ka dalë për fundjavë dhe ka tentuar të grabisë një bastore appeared first on Telegrafi.