Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të përleshjes verbale që ka ndodhur në Bit Pazar, ku ka qenë i përfshirë edhe një i burgosur i Idrizovës. Në përleshje, i burgosuri ka përdorur edhe armë.

Pas rastit, është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe i njëjti është kthyer në burg për vuajtjen e dënimit.

“Më 09.08.2024 në ora 17.30 në Shkup, është denoncuar se në rajonin e Bit Pazarit ka ndodhur një përleshje verbale ndërmjet H.V.(56) dhe N.V.(51) që të dy nga Shkupi. Gjatë përleshjes N.V. me armë zjarri ka drejtuar kërcënime serioze ndaj H.V. dhe familjes së tij, kurse në një moment ka kryer edhe dëmtim të veturës “Golf”, në pronësi të H.V.. Meqë N.V. është person që mban dënim në Burgun e Idrizovës, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup është kryer bastisje në shtëpinë e tij. Me udhëzimet e PPTh-së, personi është sjell në Burgun e Idrizovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër N.V. do të vijojë kallëzim përkatës.

 

 

Një i burgosur i Idrizovës përfshihet në një përleshje në Bit Pazar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version