MPB njofton se sot një helikopter i policisë ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në malin Ograzhden, në territorin e komunës së Novosellës.
Helikopteri i policisë për shkak të terrenit të vështirë për të hyrë në afërsi të zjarrit ka transferuar 10 zjarrfikës të Strumicës për të filluar shuarjen e zjarrit nga toka, ndërsa helikopteri ka vazhduar të operojë nga ajri.
Gjatë operacionit, helikopteri hodhi 45 tonë ujë dhe bashkë me zjarrfikësit që ndodheshin në terren, punuan për të mos lejuar që një nga degët e zjarrit të futej në pyllin me dushk dhe ahë./Telegrafi/
Një helikopter i policisë hodhi mbi 45 tonë ujë mbi zjarrin në malin e Orgazhdenit appeared first on Telegrafi.