MPB njofton se në datë 16.02.2024 në ora 16:46 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë.

Sipas njoftimit të MPB-së, ai është plagosur nga një tjetër i mitur para një shkolle fillore në zonën e Gazi Babës.

Është gjetur objekti dhe me të miturën është zhvilluar një bisedë zyrtare.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

 

 

Një fëmij është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar para një shkolle në Gazi Babë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version