Një dekadë në qytetin e Tetovës, një dekadë me klientë besnik, Garden është emër i njohur dhe vend i preferuar për të gjithë.
Gjithçka filloi dhjetë vite më parë, me idenë e hapjes së një lokali ku do të ofroheshin lëgje të freskëta frutash, kafe dhe ëmbëlsira, mirëpo në dhjetë vite rrugëtim, Garden zhvilloi edhe më shumë veprimtarinë e vet.
Në vitin 2019 hapet dhe pika e dytë e këtij biznesi.
Garden është vendi ku mund të nisni ditën tuaj me kafe, shoqëruar me lëngje dhe smoothie të ndryshëm, e poashtu dhe me ndonjë kroasan me shije unike, e si askund tjetër!
Kroasan me çokollatë të qumështit, kroasan me krem fëstëku, kroasan me dubai krem si dhe sandviç kroasan, janë vetëm disa nga zgjedhjet që mund të bëni në Garden.
Lëngjet dhe smoothie-t të përgaditura në moment, sipas menysë së lokalit dhe shijes së klientëve, gjithmonë të freskët dhe më shije perfekte.
Në Garden mund të gjeni embëlsirat me receta tipike italiane, e poashtu dhe akullorja artizanale italiane, një llojllojshmëri të torteve për ditëlindje dhe për festa të tjera.
Nga ëmbëlsirat mund të përmendim Snickers, me çokollatë qumështi dhe kikirik, si dhe Black Forest, me çokollatë të zezë dhe vishnje.
Nga viti 2020, Garden ofron akulloren italiane GELATO me shije të ndryshme, teksa si ndër më të preferuarat mund të përmendim, shijen e çokollatës dhe fëstëkut.
Në Garden në mesvakte ose dreka e darka me shoqëri dhe familje mund të shijoni pizza, sandviç dhe pasta të mrekullueshme.
Theksojmë se tashmë disa vite, Garden funksionon me sistemin e vetëshërbimit, teksa një pjesë e konsiderueshme e ekipit janë vajza, duke kontribuar kështu në punësimin e vajzave dhe grave në gastronomi.
Me një ambient të mrekullueshëm, shërbim cilësor dhe ushqime fantastike, Garden është zgjedhja më e mirë për të kaluar kohë me shoqërinë dhe familjen tuaj.
Garden, ja vlen!
Ky emision mundësohet nga Gigabel dhe Alpi Sentis AG. /Telegrafi/
Një dekadë me Garden, lokalin ikonik në qytetin e Tetovës appeared first on Telegrafi.