MPB njofton se dje në ora 12:15 në Stacionin Policor Dellçevë është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Fiat Punto” me targa të Shtipit, i drejtuar nga 76-vjeçari F.L. nga fshati Grad i Dellçevës dhe automjeti i pasagjerëve “Skoda” me shenja regjistrimi Dellçevë, i drejtuar nga 33-vjeçari N.D. nga Dellçeva.
“Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë F.L., i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Shoferi N.D. i njëjti ka pësuar lëndime trupore, ndërsa në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi inspektues nga DPB Dellçevë.
Një burrë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Dellçevë appeared first on Telegrafi.