Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy personave në Hasanbeg të Shkupit, MPB-ja ka zbuluar një arsenal të madh me armë dhe municione.

Aksioni pasoi një ndjekje të gjatë të dy personave nga Shkupi të cilët prej disa kohësh postonin foto me armë në rrjetet sociale.

“Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tyre në fshatin Hasanbeg të Shkupit, janë gjetur një automatik, dy pistoleta, 19 fishekë të kalibrit 9 mm, një rep me katër korniza për pushkë automatike, pesë korniza bosh për një pushkë automatike, 125 fishekë të kalibrit 7.62×39, pesë fishekë të kalibrit të panjohur, një revole, një kornizë bosh dhe gjashtë korniza bosh që posedojnë pa leje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe gjatë kontrollit të veturës së njërit prej tyre, janë gjetur edhe armë dhe municione të tjera, të cilat i posedojnë me leje”, shkruan në Facebook ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

Një arsenal i madh armësh dhe municioni është gjetur gjatë kontrollit të dy personave në Hasanbeg të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version