Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë vitit që lam pas, por që epilog ka marrë gjatë ditës që lamë pas, pasi kryerësi i veprës penale është kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës së djeshme, policët kanë bastisur 5 lokalitete në Probishtip dhe një në Shtip, dhe si rezultat kanë privuar nga liria L.N.(43) nga Probishtipi, transmeton TV21.
“L.N. më datë 21.12.2023 rreth orës 13.00 me sëpatë ka hyrë në oborrin e Shkollës së Mesme Komunale “Naum Naumovski Borçe” në Probishtip dhe i ka kërcënuar të punësuarit, me spërkatës ka shkruar porosi në muret e jashtme të shkollës, pas çfarë ka shkatërruar mjete dhe instalacione në korridoret e shkollës dhe është përpjekur që ta thyejë derën e zyrës së drejtoreshës së shkollës. Më pas L.N. ka hyrë në ndërtesë në Qendrën për punë sociale në Probishtip ku ka dërguar kërcënime për jetë ndaj të punësuarve. Kundër L.N. është shqiptuar kallëzim përkatës deri te Prokuroria përkatëse dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Një 43-vjeçari me sëpatë ka shkatërruar gjithçka në një shkollë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.