Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Ljupço Nikollovski thotë se pranojmë kërkesën e ministrit Kreshnik Bekteshi se ai që do të humb zgjedhjet të largohet nga politika.
“Ai që humb zgjedhjet të ndalet të merret me politikë. Shkëlqyeshëm e pranojmë, kjo do të thotë se Kreshniku po i përgatit “gajtan të mëndafshtë Ali Ahmetit.
Ndoshta ai është kandidat për lider në BDI. Duke pasur parasysh se BD do t’i humbë këto zgjedhje dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, është mirë ta dimë se ja Kreshnik Bekteshi ka ambicie të tilla. Nëse jo më tepër kryesia e BDI-së do të ngelet në Kërçovë”, tha Nikollovski.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi më herët kërkoi nga partitë politike që ai i cili do t’i humb zgjedhjet ta lërë politikën./Telegrafi/
Nikollovski: OBRM-PDUKM pranon kërkesën e Bekteshit, ai që humb zgjedhjet ta lërë politikën appeared first on Telegrafi.