“Pozicioni më i lartë titullar në shtet është presidenti i shtetit, në vendin tonë ju e dini që pushteti ekzekutiv është me qeverinë dhe kryeministrin, por presidenti është posti numër një në shtet dhe duhet të zgjidhet në zgjedhjet sepse janë kulmi i demokracisë, kështu bëjnë vendet më demokratike në botë. Çdo tentativë për suspendim të demokracisë është vetëm përpjekje për ta nxjerrë popullin jashtë procesit të vendimmarrjes”, deklaroi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.
Nënkryetari Nikolloski vazhdoi dhe shtoi se ideja e promovuar nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi është një ide që ata duan të sundojnë përgjithmonë.
“Jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, të cilët sot e promovuan këtë ide, do të donin të sundonin përgjithmonë në atë mënyrë që të ketë ndikim serioz partiak në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit dhe kjo është një veprim jodemokratikë dhe është përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin në Maqedoni”, thotë Nikolloski.
Nikolloski u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masive në qendrat e votimit dhe të votojnë sa më shumë.
“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në qendrat e votimit dhe të votojnë në numër sa më të madh në mënyrë që Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të mos bëjnë shantazhe në Maqedoni. OBRM-PDUKM nuk pranon shantazhe, nuk do ta shikojnë atë film dhe presidentja e re e Maqedonisë do të jetë Gordana Siljanovska Davkova”, shtoi Nikolloski./Telegrafi/
Nikollovski: OBRM-PDUKM nuk pranon shantazhet e Ali Ahmetit appeared first on Telegrafi.