Ish-ministri i Bujqsisë Ljupço Nikolovski, ka mohuar akuzat e ministrit aktual Cvetan Tripunovski, i cili tha se dy subjekte juridike, jashtë procedurave dhe në mënyrë të paligjshme kanë shfrytëzuar shuma të mëdha të parave të shtetit, në formë të subvencioneve, edhe pse nuk e kanë paguar tokën bujqësore që e kanë marrë qira.
Nikollovski e ka ftuar ministrin që fillimisht të njihet me procedurat dhe kompetencat e organeve në përbërjen e tij, përpara se të hedhë akuza boshe, në përpjekje për të krijuar teatër para publikut dhe për të mbuluar mungesën e ideve dhe paaftësisë së qeveria pjesë e së cilës ai është.
“U bëj thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë në përputhje me të gjitha pikat e shprehura në konferencën e sotme për media. Mandati im ministror njihet si një nga më transparentët, gjë që vërtetohet nga fakti se në drejtimin tim MBPU u shpall institucioni më transparent dhe një nga institucionet me integritetin më të lartë”, tha Nikollovski.
Nikollovski në reagimin e tij shton se në Ministrinë e Bujqësisë ka më shumë se 11 mijë kontrata qiraje toke dhe asnjë ministër nuk mund ta dijë se çfarë po ndodh me secilën kontratë individuale, ndaj ka njësi organizative të ngarkuara për menaxhimin e këtyre kontratave.
Nikollovski i përgjigjet Tripunovskit për keqpërdorimin e subvencioneve: Janë akuza boshe appeared first on Telegrafi.