“Me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore do të bëjmë gjithçka që të ndërpriten tenderët e dyshimtë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen ta bëjnë Ndërmarrja Publike në bashkëpunim me rrugët e Maqedonisë”, theksoi zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Nikolloski shprehu dyshime për funksionimin e Komisionit të shkallës së dytë për ankesa të prokurimeve publike, duke theksuar se tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve disa vite me radhë në mënyrë të dyshimtë e fiton e njëjta kompani – Mirsad Komerc.
“Para dy vitesh dola në një konferencë për shtyp dhe thashë se NPRRSH në vend që t’i jepë mjete “Rrugët e Maqedonisë” për pastrimin e autostradave dhe kositjen e barit në autostrada, që është punë e “Rrugët e Maqedonisë”, i ka dhënë tender një kompanie private. Mirsad Komerc, i cili rastësisht është nga Kërçova nga ku është edhe lideri i BDI-së dhe atë për dy milionë euro fantastike. Në këto vite nuk kemi parë asnjë degë të prerë dhe as bar të pastruar nga kjo kompani. Gjatë largimit, drejtori i vjetër i NPRRSH-së përsëri ka shpallur tender për të njëjtën kompani, Mirsad Komerc, e cila në mënyrë magjike e fitoi të njëjtin”.
“Kompanitë e tjera ankohen dhe komisioni i shkallës së dytë për ankesat e prokurimit publik, me sa jam i informuar, i refuzon të gjitha ankesat. Dua të pyes kryetarin e Komisionit të shkallës së dytë, që në thelb duhet të jetë një organ i pavarur, si ka mundësi që ata të refuzojnë ankesat e të gjitha kompanive të tjera dhe të vazhdojë të punojë Mirsad Komerc, e cila një degë nuk ka prerë? Si ka mundësi që ai komision i shkallës së dytë të marrë një vendim të tillë duke pasur parasysh se ka pasur dyshime të tilla për funksionimin e tij, të marrim shembull KME Manastir ku e njëjta kompani “Markovski Kompani” fitoi tenderët në 4-5 vitet e fundit, ndërsa situata në KME Manastir është katastrofale”, theksoi Nikolloski.
Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit, Nikolloski i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të shqyrtojë punën e Komisionit të shkallës së dytë për ankesa për prokurim publik, sepse, siç tha ai, kanë marrë vendime të dyshimta.
Nikolloski: Vendime të dyshimta të prokurimeve publike, Prokuroria duhet të rishqyrtojë punën e ndërmarrjeve shtetërore appeared first on Telegrafi.