Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer. Në takimin e sotëm u konstatua se Qeveria në bashkëpunim me BE-në do të vazhdojë të punojë me përkushtim në proceset reformuese, në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, informojnë sonte nga Ministria e Transportit.
“Në takim, ministri Nikolloski e prezantoi përkushtimin programor të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit, me theks të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës.
“Ai theksoi projektet për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e lidhjes rajonale përmes ndërtimit dhe modernizimit të korridoreve evropiane. Gjithashtu, ministri Nikolloski theksoi rëndësinë e madhe të rritjes së kapaciteteve dhe nevojën e shfrytëzimit të mjeteve përmes fondeve IPA”, thuhet në kumtesë.
Nikolloski po ashtu e theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ofruar nga Bashkimi Evropian në procesin e integrimeve evropiane si prioritet kryesor dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e tillë.
Nikolloski – Geer: Qeveria dhe BE-ja do të vazhdojnë të punojnë në proceset reformuese appeared first on Telegrafi.