Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot në mëngjes në një konferencë për media njoftoi se do të kontrollohen të gjitha licencat e dhëna, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë.
“Kemi marrë vendim që të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara nga ministritë në kuadër të Qeverisë, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë. Ky vendim vlen për të gjitha ministritë dhe të gjitha institucionet që lëshojnë licenca të çfarëdo lloji aktiviteti”, thotë Nikoloski.
Siç thotë ai, Ministria që ai drejton aktualisht është duke monitoruar të gjitha licencat e dhëna në përputhje me Ligjin e Ndërtimit dhe Ligjin për Urbanistikën.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave do të pasojnë ndryshime të qarta ligjore, të cilat do ta bëjnë obligim ligjor që çdo 6 muaj të bëhet një kontroll i tillë për gjithçka që lëshohet nga institucionet”, shtoi Nikolloski.
Nikolloski: Do të kontrollohen të gjitha licencat e dhëna, do të pësojnë dhe ndryshime ligjore appeared first on Telegrafi.