Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda, Departamenti për hetime kriminale, Njësia për krime financiare, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup ndaj B.K.S. nga Manastiri, si ish-ministre në Ministrinë e Kulturës e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim pozitën dhe autoritetin zyrtar”, shkruan Telegrafi Maqedoni
Siç njoftoi sot MPB, e raportuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministër i zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën zyrtare.
“Gjegjësisht, e raportuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministre e zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën zyrtare, në mënyrë që sipas Vendimi i miratuar i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Konkluzioni i Qeverisë së RMV-së për bartjen e së drejtës për rindërtim, zgjerim dhe ngritje të objektit ekzistues Salla Universale në Shkup, si dhe pas marrëveshjes së lidhur për rregullimin të të drejtave dhe detyrimeve reciproke ndërmjet Qytetit të Shkupit si pronar dhe Ministrisë së Kulturës si investitor i ri, pavarësisht se ministria ishte përgjegjëse për kryerjen e procedurave të nevojshme për dhënien e të gjitha kontratave të nevojshme për përfundimin e plotë të rikonstruksionit të objektit, edhe pse sipas dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik ishte obliguar që të kryejë një procedurë të re të prokurimit publik për zgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm për përfundimin e rindërtimit të objektit.
Në emër të Ministrisë së Kulturës si klient i pretenduar me person juridik nga Shkupi si kontraktues ka lidhur Marrëveshje për marrjen dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata për prokurim publik të punëve në vlerë prej 115.173.789 denarë, sipas të cilit ministria pretendohet se ka marrë të njëjtat të drejta, obligime dhe vlerë nga kontrata e lidhur më parë në mes të Qytetit të Shkupit dhe të njëjtit person juridik, edhe pse ajo e dinte dhe ishte në dijeni se Marrëveshja e mëparshme e lidhur për prokurim publik ndërmjet qytetit të Shkupit si autoritet kontraktues dhe personit juridik si bartës i prokurimit për rindërtimin e objektit me datë 04.09.2023 i kishte skaduar afati për kryerjen e punëve, për të cilat autoriteti kontraktues Qyteti i Shkupit për Sistemin Elektronik për Prokurimit Publik – ESJN me datë 18.09.2023 i është bashkangjitur edhe njoftimi për kontratë të përfunduar dhe lënda është arkivuar në autoritetin kontraktues Qyteti i Shkupit si i përfunduar dhe si e tillë kontrata nuk paraqet akt juridikisht të vlefshëm që mund të të ndërmerret, në bazë të së cilës kontrata e re, pas dorëzimit të dy situatave të përkohshme nga ana e kryerësit për punët e kryera, ky i fundit i ka paguar personit juridik në shumën e përgjithshme prej 27.197.845 denarë, duke i mundësuar kështu personit juridik nga Shkupi si kontraktues i punimet për përfitimin e përfitimit pasuror të kundërligjshëm në vlerën e caktuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Rreth shtatë muaj më parë, Salla Universale u përfshi nga një zjarr i madh, ku kupola e re u dogj. Policia më pas ka ndaluar tre persona, punëtorë të cilët kryenin detyra pune. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit./Telegrafi/
Ngritet kallëzim penal ndaj ish-Ministres së Kulturës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.