Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për 6 të dyshuarit në lidhje me sulmin në qendrën e kontrollit të fluturimeve M-NAV më 4 janar.

Për tre të dyshuar është hequr masa e arrestit dhe janë obliguar me paraqitje, ndërsa për tre të tjerë që ishin në paraburgim, gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit përkatës dhe gjithashtu i ka obliguar me paraqitje.

Të dyshuarve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të udhëtimit, ndërsa i është ndaluar edhe lëshimi i dokumenteve të reja.

Bashkë me gjashtë të dyshuarit nën masën e obligimit me paraqitje mbetet edhe Bekim Neziri, për të cilin gjykata kishte marr një vendim të tillë paraprakisht.

Nga Prokuroria thonë se masat janë hequr pasi ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe se të dyshuarit nuk mund të ndikojnë ose rrezikojnë komprometimin e lëndës./Telegrafi/

Ngjarjet në M-NAV, Prokuroria shfuqizon paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version