Të martën nga ora 11 deri në ora 14, zyrtarët policorë të Tetovës dhe Gostivarit kanë kryer aksion për parandalimin e lypjes në zonën e Stacionit Policor në Tetovë dhe Stacionit Policor në Gostivar.
Aksioni është kryer në bashkëpunim me punonjës socialë nga QPS-Tetovë dhe Gostivar.
Në orën 13:00, A.J. (22) nga Shkupi është gjetur duke lypur në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ndërsa në orën 13:30 në kryqëzimin e rrugës “Gjoce Stojçeski” – është gjetur duke lypur K.Sh (28) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, e cila ka qenë së bashku me dy fëmijë të mitur, të cilët janë marrë nga punonjësit socialë.
Gjithashtu, në ora 11:10 është gjetur S.T.(38) nga Prilepi duke lypur lëmoshë në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, në ora 11:30 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar është gjetur E.A.(36) nga Shkupi dhe në orën 10:30 është gjetur në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” M.A. (21) nga Shkupi. Për ta janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe janë dorëzuar te punëtorët e Qendrës për Çështje Sociale – Tetovë dhe Gostivar.
Nga Shkupi e Prilepi lypsarë në Tetovë e Gostivar appeared first on Telegrafi.