Prej mesnatës ka heshtje zgjedhore në prag të rrethin të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, i cili do të përfundojë me mbylljen e qendrave të votimit më 8 maj në orën 19:00.
Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 votues, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës. Diferenca në vota është 1033, përgjithësisht për shkak të qytetarëve të cilët arrijnë moshën madhore.
Votimi do të zhvillohet në 3.480 qendra votimi, ndërsa votuesit do të mund të votojnë vetëm një herë gjatë ditës. Identifikimi i votuesve do të bëhet me të ashtuquajturat pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve.
Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) rikujton se nga mesandata ka përfunduar fushata zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Presidenciale 2024, përkatësisht heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 8 maj.
“Gjatë heshtjes zgjedhore mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndalojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore”, thonë nga ASHMAA./Telegrafi/
Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në RMV appeared first on Telegrafi.