Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,49 % në raport me vendimin e datës 03.06.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,892 %, te nafta për 3,251 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,443 % dhe te mazuti ulja është 1,756 %.

Nga data 07.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS95  – 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 84,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,209 (denarë/kilogram).

 

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version