Për dy dekada ishte një gazetare e shquar ne vendin tonë, teksa tashmë profesionin e saj e ka përshtatur në politikë, gjithsesi në informim dhe shërbim të popullit.
Venera Azizi, zëdhënësja e parë shqiptare e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut vjen në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni, për të treguar shumëçka nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gratë duhet të jenë pjesë e politikës, ndaj misioni i saj drejt fuqizimit dhe përfaqësimit të grave në politikë vazhdon dhe arritja e saj politike mund të jetë një model suksesi për të gjitha vajzat.
“Për 22 vite kam ushtruar profesionin e një gazetareje, një profesion tejet fisnik, profesion shumë i bukur, por, pas 22 viteve bëra një kthesë, fillova të merrem me komunikim me publikun, një punë që nuk është se dallon shumë për nga korrektësia dhe shpejtësia që duhet të plasohet dhe të jepet informacioni. Fillova këtë punë në Komunën e Çairit në vitin 2021, mirëpo kthesën më të madhe e bëra kur fillova të merrem me politikë, fillova të mësoj politikën nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga i cili po vazhdoj të mësoj ende, për të vazhduar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale. Tërë kohën e kisha bindjen që zëri i grave duhet të dëgjohet në politikë, gratë duhet të merren me politikë, sepse dikur politika është quajtur si punë e burrave, por jo më, tash, politika është edhe punë e burrave edhe e grave. Koalicioni politik ku bëj unë pjesë ka gjashtë gra vetëm në parlamentin e RMV-së, sot, unë jam zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë dhe flas edhe në emër të burrave edhe në emër të grave në mënyrë të barabartë”, tha Venera.
Venera tha se ndonjëherë ka menduar edhe dorëzimin nga politika, mirëpo është përkrahja e bashkëshortit, familjes dhe shoqërisë që e motivon gjithmonë.
“Dashuria dhe përkrahja e njerëzve të afërt për mua është gjëja më e shtrenjtë. Nisur nga bashkëshorti im, të cilit shpreh i them: “do tërhiqem nga politika, politika është për burra” dhe ai ma kthen: “po ti burrneshë je” dhe ndaj unë vazhdoj… Kam mbështetje edhe nga familja ime më e gjërë, mirëpo edhe nga shoqëria por edhe nga njerëz që edhe nuk i njoh. Njeriu nuk mund ta ndërtojë suksesin vet, suksesi nuk mund të jetë individual por është kolektiv, pa mbështetjen e të tjerëve nuk do të mund të ia dalim në asgjë”, u shpreh Venera.
Rrëfimin e plotë të Venerës mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.
Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/
Nga gazetaria në politikë, Venera Azizi në “Rose” rrëfen historinë e saj të suksesit appeared first on Telegrafi.