MPB-ja njofton se nga ora 00:00 e datës 13 shkurt 2024, dokumentet e udhëtimit dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi dhe do të vlejnë vetëm dokumentet e udhëtimit dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Sipas ndryshimeve ligjore tashmë të miratuara dhe në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, dokumentet e udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë pushojnë së vlefshmi dhe do të vlejnë vetëm dokumentet e udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Lusim qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi të mos tentojnë të largohen nga vendi ynë sepse nuk do të jetë e mundur. Qytetarët me dy shtetësi do të mund të përdorin pa problem dokumentet e udhëtimit të shtetit tjetër. Gjithashtu theksojmë se çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që vjen në pikën kufitare për të hyrë në vendin tonë, do të pranohet pa marrë parasysh dokumentin e udhëtimit me të cilin vjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se patentë shoferët brenda dhe jashtë vendit do të vlejnë vetëm me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kartat e identitetit do të jenë të vlefshme pas datës 13 shkurt, pavarësisht nëse janë me emrin Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët do të mund t’i përdorin ato lirisht në territorin e vendit tonë.

“Për dalje nga shteti në shtetet me të cilat kemi marrëveshje dypalëshe udhëtimi me letërnjoftim, qytetarët nuk do të kthehen nga punonjësit tanë të policisë kufitare nëse kanë letërnjoftim me emrin Republika e Maqedonisë, por nuk mund të garantojmë se do të marrë nga vende të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për lejet e qarkullimit, por edhe për kartat e identitetit”, sqaron MPB.

Nga e marta do të vlejnë vetëm patentë shoferët dhe pasaportat me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version