Koordinatori i Grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, në konferencën e sotme për media në Kuvend, theksoi se kanë siguruar shumicën për të votuar ministrat e rinj të Shëndetësisë dhe Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami, në vend të ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti.

“Po, ne kemi shumicë dhe kjo punë do të përfundojë sot”, tha Neziri dhe theksoi se e gjithë procedura do të varet nga fjalimet e deputetëve.

Duke komentuar tubimin e djeshëm të Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë të thirrur nga kryetari Arben Taravari, Neziri tha se ai tubim nuk është legjitim në bazë të Statutit të partisë. Ai theksoi se nga informacionet që kanë në mbledhjen e djeshme kanë qenë më pak se 40 anëtarë dhe jo 75 anëtarë siç kanë thënë dje në mbledhje përkrahësit e Taravarit.

“Nuk janë real, sepse edhe ajo ngjarje nuk ka qenë Kuvend, sepse dihet në bazë të Statutit që kryetari i Kuvendit të partisë mund ta thërrasë dhe ka afat prej shtatë ditësh. Kuvendi ligjor i Aleancës për Shqiptarët do të mblidhet të shtunën në ora 13 në Shkup. Është ligjore dhe procedurale e bazuar në Statut dhe procedurat ligjore”, tha ai.

Neziri shtoi se partia nuk është e ndarë, por kryetari i partisë është i ndarë nga partia sepse, siç tha, komunikimi i tij nuk ka qenë i bazuar në procedurat dhe rregullat që kërkohen në parti.

Sipas Nezirit, nuk do të ketë dy Aleanca, sepse siç tha ai, do të ketë kryesi qendrore ligjërisht dhe do të vendoset që të jetë vetëm një Aleancë, ndërsa tha se gabimi i kryetarit është përgjegjësi e atij./Telegrafi/

Neziri: Mbledhja e mbrëmshme në Kumanovë nuk ishte legjitime, kanë qenë më pak se 40 kuvendarë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version