Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetit e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Gazi Babë, Saraj dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup.
Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Borivoe Milloshevski”, “Vera Radosavleviq”, “Zendel Xhemail” dhe objektet te Tregu me shumicë në Komunën Gazi Babë.
Në periudhën prej orës 09:30 deri në orën 13:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Kondovë, Vollkovë, Kuçkovë, Graçan, Karaulla Çashkë, Radushë, Dvorcë, Orashë, Rashçe, Bojanë, Kopanicë dhe Svillare në Komunën Saraj.
Në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Bardovcë, rruga „1687“ nga numri 54 deri në numrin 40 në vendin Shamak në Komunën Gjorçe Petrov.
Nesër pa energji elektrike një pjesë e Shkupit, Saraji dhe Gjorçe Petrovi appeared first on Telegrafi.