SPB Shkup i njofton qytetarët se nesër (02.04.2025) duke filluar nga ora 12.05 për shkak të protestës, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, njoftojnë nga MPB.
“Trase do të fillojë përballë Shtëpisë së Punëtorëve (ndërtesa e LSM) në rr. “Mirçe Acev” drejt Kuvendit të RMV-së në rrugën “11-ti Oktomvri”, duke vazhduar përgjatë rrugës “Dimitrija Çupuvski” deri te selia e Odës Ekonomike, pikërisht përgjatë Blv. “Vasil Glavinov” deri në Blv. “Ilinden” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë./Telegrafi/
Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë komunikacioni appeared first on Telegrafi.