Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale nesër fillon me ndarjen e kuponëve me vlerë për amvisërive për blerjen dhe vendosjen e inverterëve. Siç kumtoi, masa vlen për realizimin e qëllimeve të Qeverisë për mbështetje të standardit jetësor të qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit.
Sipas Ministrisë, gjithsej 6.182 amvisëri do të marrin kuponë. Përmes programit për efikasitet energjetik në amvisëri, fitues të vauçerit me vlerë prej 23.000 denarë ose 25.000 denarë janë 4.591 amvisëri, ndërsa përmes Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë fitues të vauçerëve me vlerë deri në 30.000 denarë janë 1.591 amvisëri.
Ndarja e kuponëve do të zhvillohet në Shkup në QS “Boris Trajkovski” nga ora 9 deri në 17 dhe në Manastir në Sallën Sportive “Boro Çurleski” nga ora 09 deri në 17, ndërsa për qytetet tjera marrja e kuponëve me vlerë do të jetë në qendrat e punësimit për të cilat Ministria ka lidhur memorandum bashkëpunimi me APRM.
Për qytetarët që nuk do të kenë mundësi t’i marrin kuponët në datën e caktuar, është siguruar fleksibilitet shtesë – kuponët mund t’i marrin deri në fund të muajit në hapësirat e Ministrisë për Energji, Miniera dhe Burime Minerale.
“Për të shmangur konfuzionet në opinion, ju njoftojmë se përzgjedhja e fituesve të kuponëve me vlerë, si dhe përzgjedhja e personave juridikë ku mund të përdoren kuponët me vlerë, është bërë nga Ministria e Ekonomisë, sipas kritereve të thirrjes publike. Pas përzgjedhjes, Ministria e sapokrijuar e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është përgjegjëse vetëm për organizimin e ndarjes. Për lehtësimin dhe dhënien më efikase të kuponëve, procesi i shpërndarjes këtë vit organizohet me fleksibilitet dhe disponueshmëri më të madhe”, thekson Ministria e Energjisë.
Nesër fillon ndarja e kuponëve për inverterë appeared first on Telegrafi.