Nesër dhe pasnesër në komunat e pjesës juglindore do të kryhet dezinsektim kundër mushkonjave, deklarojnë nga Qendra për Zhvillim nga rajoni Juglindor.
Nesër nga ora 20:00 do të kryhet spërkatje kundër mushkonjave në komunat e Vallandovës, Dojranit, Radovishit dhe Konçes, ndërsa pasnesër në komunat Novo Sellë, Bosillovo, Vasillev dhe Strumicë.
Nëse kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme, dezinsektimi do të kryhet kur do të lejojnë kushtet atmosferike.
Nga Qendra për Zhvillim të rajonit Juglindor i njoftojnë pronarët e bletarëve që marrin masat për mbrojtjen e tyre gjatë periudhës së spërkatjes kundër mushkonjave./Telegrafi/
Nesër dhe pasnesër do të kryhet dezinsektim kundër mushkonjave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.