Në shtatë komuna në juglindje të Maqedonisë, nesër dhe të enjten do të kryhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave të rritura, njofton Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor.
“Nesër në periudhën prej orës 20:00 deri në mesnatë do të spërkatet në komunat Konçe, Valandovë dhe Dojran, ndërsa pasnesër në Novosellë, Bosilovë, Vasilevë dhe Strumicë”.
“Nëse kushtet atmosferike janë të pafavorshme, dezinsektimi do të bëhet me përmirësimin e kushteve të motit”, thonë nga Qendra.
Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor gjithashtu njofton pronarët e bletëve që të marrin masat e duhura për mbrojtjen, përkatësisht mbylljen e tyre në periudhat kur do të bëhet spërkatja.
Nesër dhe pasnesër do të bëhet dezinsektim në shtatë komuna në juglindje të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.