Bashkimi Evropian po tregon solidaritetin e tij pas zjarrit tragjik të djeshëm në Koçan dhe i është përgjigjur kërkesës së Maqedonisë së Veriut për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, informoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për të drejtat dhe aftësitë sociale, gatishmëri, barazi, kulturë dhe shëndetësi, Eva Hrncirova.

“Ne kemi reaguar menjëherë dhe kemi ofruar evakuimin e pacientëve me djegie të rënda. Nëntë vende evropiane Kroacia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria dhe Norvegjia kanë ofruar menjëherë ndihmë dhe ndihma shtesë mund të pasohet”, tha Hrncirova.

Ajo theksoi se disa pacientë tashmë janë transferuar në Hungari me mbështetjen e Luksemburgut dhe me mbështetjen e Rumanisë, të tjerë janë transferuar në Lituani.

“Tani po koordinojmë evakuimet e ardhshme mjekësore në vendet e tjera dhe po ofrojmë trajtim”, shtoi zëdhënësja e KE.

Komisioni Evropian dje ka konfirmuar se BE-ja ka pranuar një kërkesë nga RMV për ndihmë në përballimin e pasojave të zjarrit në lokalin e natës në Koçan.

“Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga zjarri tragjik në Koçan”, theksoi Hrncirova./Telegrafi/

Nëntë vende evropiane i ofrojnë ndihmë Maqedonisë pas tragjedisë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version