Në lidhje me deklaratën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim nga 10 në 12% nga marsi 2025, njoftoj anëtarësinë e SASHK-ut dhe publikun tjetër të interesuar se kjo deklaratë nuk është në përputhje me qëndrimet e SASHK-ut, gjegjësisht se përmbajtja e deklaratës nuk është dakord me SASHK-un, ka shkruar kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov.

“Është e vërtetë se dy herë kemi pasur një takim konstruktiv dhe qëndrimet e SASHK-ut kanë qenë të qarta: respektimi i Ligjit dhe i Kontratës Kolektive, prej nga vjen kërkesa për harmonizimin e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për 12.15%. Fakti që ministrja tha se nuk ka mundësi materiale këtë vit nuk do të thotë se SASHK ka hequr dorë nga kërkesa e tij. Në periudhën e ardhshme pres të takohem sërish me autoritetet e shtetit dhe zgjidhjen e situatës.Kërkoj nga anëtarësia e SASHK-ut që të mos i nënshtrohet provokimit të qëllimshëm dhe tentativës për të prishur unitetin e SASHK-ut nga individë dhe grupe, të gjitha me qëllim të përfitimit të tyre personal apo kolektiv.SASHK mbetet e vetmja organizatë që kujdeset për të drejtat dhe interesat e anëtarëve të saj”, ka shkruar Nedellkov.

Nedellkov-ministres Janevska: SASHK nuk ka hequr dorë nga kërkesat e tij appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version