Në thirrjen e dytë publike për komuna deri më tani janë dorëzuar rreth 400 projekte nga 51 komuna, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Situata atje tani për tani është e shkëlqyer. Më shumë se 338-340 projekte kanë mbërritur nga 51 komuna. Presim që ky numër të kalojë 400, pse jo edhe 450. Në thirrjen e parë kemi pasur projekte në vlerë të përgjithshme prej 72 milionë euro, duke përjashtuar ato fonde që kanë kaluar përmes Ministrisë së Transporteve. Tani kemi 15 miliardë denarë, 250 milionë euro. Të gjithë jemi të pranishëm në ndonjë projekt të ri”, tha Mickoski.

Ai ftoi mediat të shtunën në Studeniçan për të marrë pjesë, siç tha ai, në një projekt madhor.

“Ne kemi për qëllim të investojmë në të gjithë territorin e vendit”, tha kryeministri Mickoski, i cili sot mori pjesë në një manifestim në Qendrën policore për trajnim.

Në thirrjen e dytë publike për komunat deri më tani janë paraqitur rreth 400 projekte nga 51 pushtete lokale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version