Qytetarët protestuan në rrugën Partizanski Odredi, ku 20-vjeçari Vasil Jovanov vrau pardje 22-vjeçaren Frosina Kulakova.

Pranë fotos së Frosinës janë lënë lule dhe qirinj janë ndezur, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta ku shkruhej: “Të gjithë shkojmë te i njëjti gjykatës dhe atje ka vetëm një drejtësi”, ” Edhe sa kohë?” “Nuk është një aksident, është një vrasje”

Qytetarët kërkojnë dënime dhe ndryshime më të ashpra.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, Jovanov ka qenë duke e drejtuar veturën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq.

Më tej qytetarët janë të shqetësuar dhe të revoltuar nga informacioni se shoferi ishte i njohur për autoritetet pasi u kap me drogë vitin e kaluar dhe përfundoi në paraburgim dhe më pas me vendim gjykate në një shtëpi kujdesi. Ai ka shkaktuar një tjetër aksident trafiku pa patentë shofer më 4 nëntor 2022, ku një person ka marrë lëndime të lehta. Me pëlqimin e të dëmtuarit, prokurori publik ka nxjerrë aktvendim për mosfillim të ndjekjes penale dhe ka paguar gjobë prej 18.000 denarë./Telegrafi/

Në Shkup sot u protestua për drejtësi për Frosinën, e cila humbi jetën në një aksident appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version