Në aeroportin sportiv në Shkup po bëhen trajnime të fluturimit.
2 avionët u nisën për t’u njohur më tepër me hapësirën e aeroportit, sepse nesër do të mbahen garat.
Se çfarë është e rëndësishme për pilotin dhe si mbahen garat këtë e sqaron kryetari i komisionit të fluturimeve JovanTrajkov.
“Saktësia është karakteristika më e madhe e pilotëve në momentin që është gara, çdo pilot duhet të ulet në pikën e caktuar dhe më shpejtë të ndalet. Çdo ulje para ose pas asaj pikës diku 50 centimetra, nëse ulet pas konsiderohet pikë dënimi, kush do të jetë më i saktë dhe më shpejtë që do të ndalet ai është fitues”, tha Jovan Trajkov.
Ai thotë se ky është një sport i shtrenjtë dhe nuk mbështetet nga shteti.Për këtë arsye, siçshtoi, nuk ka të rinj të cilët interesohen, teksa theksoi se piloti më i ri është i moshës 30 vjecare.
“Trajnimi bazë i fluturimit të ajror është ‘41 start’ me këtë avion që u tërhoq, tani do ta shihni do ta inçizoni… konsiderohet që nxënësi e ka mbaruar trajnimin bazë dhe din të fluturojë. Ajo afërsisht është rreth 800-900 euro, të kemi subvencione nga shteti, ne vetëm harxhimet t’i mbulojmë, ne nuk e kemi problem t’i ulim çmimet madje mendojmë në ndonjë mënyrë, vetëfinancim të bëjmë”, u shpreh Trajkov.
Ndryshe këto gara organizohen nga “Aeroklub Shkup”, të cilët i shfrytëzojnë ditët e pushimit apo festave siç njoftoi Trajkov për të mbajtur gara. Ai bën të ditur gara kanë pasur në Shtip, tani në Shkup pastaj në Prilep, Manastir dhe në fund në Kumanovë./TV21/
Në Shkup po bëhet trajnimi i pilotëve për gara, Trajkov: Trajnimi kushton rreth 900 euro, nuk kemi subvencione nga shteti appeared first on Telegrafi.