Nëntë të lëndua nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan po trajtohen në Shkup, ndërsa 48 jashtë vendit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai theksoi se dy pacientë janë në gjendje kritike, pjesa tjetër në gjendje të qëndrueshme.
“Në Shkup janë nëntë pacientë, dy prej të cilëve në Qendrën Klinike të Kirurgjisë Plastike, një pacient në “8 Shtator”, katër pacientë në spitalin e vjetër të qytetit dhe dy pacientë në spitale private. Të gjithë janë në gjendje relativisht të mirë dhe stabile. Jashtë vendit po trajtohen 48 pacientë, prej të cilëve një prej tyre presim të lirohet në shtëpi sot. Nga pacientët që trajtohen jashtë vendit, vetëm dy janë ende në gjendje kritike. Të tjerët janë në rehabilitim ose në pritje të operacionit”, tha Taravari.
Ai tha se aktualisht janë 57 pacientë që marrin trajtim spitalor nga gjithsej 193 pacientë që janë shtruar pas aksidentit.
Taravari ndau një lajm të mirë duke thënë se një pacient i cili ishte reanimuar dy herë është në gjendje të mirë dhe ka filluar të lëvizë.
Në Shkup kurohen nëntë të lënduar nga zjarri në Koçan, 48 ndodhen jashtë vendit appeared first on Telegrafi.