Në Shkup këtë sezon janë regjistruar gjithsej 57 raste me kollë të keqe, nuk ka të regjistruar me linë, këto të dhëna janë deri më 22 shkurt, ka konfirmuar për AIM-në, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Zv. ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Maja Manoleva, ka konfirmuar dje se është rritur interesimi për vaksinimin kundër kollës së mirë, e njohur në popull si kollë e mirë, pas vizitës në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

“Lajmi i mirë është se interesi për vaksinim është rritur dhe shifrat e tregojnë këtë. Për periudhën 01.01-02.08.2024 janë vaksinuar 669 fëmijë parashkollorë, në periudhën në vijim, pra nga data 02.09 – 21.02.2024 janë vaksinuar gjithsej 872 fëmijë. Gjithashtu, në periudhën 01.01-02.08.2024 janë vaksinuar plotësisht me pertusis 127 fëmijë, ndërsa në periudhën pasuese 264 fëmijë”, tha Manoleva.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri gjithashtu bëri thirrje për vaksinim kundër kollës së keqe./Telegrafi/

 

Në Shkup janë regjistruar gjithsej 57 raste me kollë të keqe appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version