MPB njofton se në një banes në Shkup është gjetur i vdekur një shtetas turk.

“Më datë 21.10.2024 në ora 19:55 në SPB Shkup është konstatuar se A.K (69) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup, është gjetur i vdekur në banesën ku po qëndronte në zonën e Bit Pazarit.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Në Shkup është gjetur i vdekur një shtetas turk appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version