Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe më rrugë të thata.
Nga atje thonë se për shkak të rrënies së mjegullave është ulur dukshmëria deri në 30 metra në rrugën fshati Lisec-Kodra e Diellit.
“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Në rrugën Lisec-Kodra e Diellit është ulur dukshmëria deri në 30 metra appeared first on Telegrafi.