Ekipi në detyrë i udhëhequr nga Dr. Kizheski u kujdesën për ardhjen në jetë të foshnjës së parë me lindje spontane. Foshnja lindi me peshë 3460kg dhe 50cm. Foshnja do të quhet Ognen.
Materniteti dhe reparti i gjinekologjisë në Spitalin Klinik Zhan Mitrev është hapur dje dhe ofron një qasje multidisiplinare në monitorimin e nënës para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Qendra disponon pajisjet më moderne nga prodhuesit më të mirë në botë dhe staf mjekësor me përvojë, dy dhoma lindjeje, dhoma rikuperimi, nsallë operacioni, gjashtë inkubatorë dhe katër apartamente, ordinancë neonatologjike dhe gjinekologjike dhe ordinancë për kontrolle dhe konsultime.
Me rastin e fillimit të punës së qendrës janë krijuar paketa speciale me një numër të madh benefitesh dhe zbritjesh të cilat janë transparente pa kosto të fshehura. Çmimi për lindje spontane është 95.000 denarë dhe për lindje cezariane 130.000 denarë.
Klinika Zhan Mitrev bashkëpunon me të gjitha kompanitë private të sigurimeve shëndetësore, për të cilat ka një ofertë transparente me çmime promocionale pa kosto të fshehura shtesë.
Pjesë e përfitimeve janë ekzaminimet obstetrike falas pas javës së 36-të të shtatzanisë si dhe ekzaminimet pediatrike falas për foshnjën në muajin e parë. Lindje e shpejtë dhe pa dhimbje. Kujdesi i plotë për të porsalindurin nga ekipi i neonatologëve, disponueshmëri 24 orë për konsultim me ekipin e neonatologjisë dhe përfitime dhe ulje të veçanta për foshnjën dhe familjen.
Në orët e para të mëngjesit lindi foshnja e parë në Qendrën për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev appeared first on Telegrafi.